VV-ja ndahet e kënaqur me procesin e vaksinimit në sallën “1 Tetori”, PDK-ja kritikon për mosorganizim

Prishtinë | 16 Qer 2021 | 14:20 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në vizitën e Komisionit për Shëndetësi në Qendrën e Vaksinimit në Sallën “1 Tetori”, depuetetja e VV-së, Fatmire Mulhaxha -Kollçaku, tha se është ndarë e kënaqur sesi po shkon procesi në këtë qendër. Ndërsa, deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, pati kritika për mosorganizim, raporton Ekonomia Online.

Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, Mulhaxha -Kollçaku, tha se kanë biseduar me qytetarët dhe sipas saj të gjithë janë ndarë të kënaqur me procesin e vaksinimt.

“Ishte kjo një vizitë për monitorimin e zbatimit të ligjit anti-Covid, por gjithashtu ne donim të informoheshim më për së afërmi tani pasi ka filluar edhe vaksinimi masiv i popullatës. Ajo çfarë pamë është vërtet të konstatojmë që çdo gjë po shkon në rregull. Ne biseduam edhe me qytetarë që i janë drejtuar qendrës për të marrë qoftë dozën e parë apo të dytë, të gjithë ishin të kënaqur edhe me ekipet dhe me punën që po zhvillohet”.

“U interesuam edhe për reaksionet pas vaksinimit. Kemi kuptuar që veç disa reaksioneve të lehta nuk ka pasur komplikime që duhet të evidentohen si një problem dhe neve na vjen mirë për atë çfarë pamë sot. Biseduam me Niman Bardhin për disa detaje që na interesuan dhe morëm përgjigje”.

Ndërsa, Bekim Haxhiu, deputet i PDK-së, tha se në sallën “1 Tetori” kanë parë më shumë staf mjekësorë sesa vaksina.

“Ishim bashkë për të parë nga afër procesin e vaksinimit. Kosova është vendi i fundit në botë sa i përket vaksinimit. Falënderoj stafin për angazhimin. Sot pamë më shumë staf mjekësorë se sa vaksina. Pra një aspekt i mos organizimit nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë angazhim i shumë vullnetarëve dhe specializantëve të cilët janë duke punuar edhe pa kontrata, angazhimi i vullnetarëve, ekipeve të FSK-së pa asnjë mbështetje nga Ministria e Shëndetësisë”.

“Ka prej stafit shëndetësor që punojnë tani e 2 muaj pa pushim, as të shtunën e të dielën. Falënderim të veçantë të për stafin shëndetësor që po bëjnë përpjekje maksimale për të vaksinuar qytetarët mirëpo ka një mos organizim. Ka më shumë propagandë. Është premtua vaksinim masiv por sot janë vaksinua vetëm 4000 qytetarë. Nuk morëm përgjigje se edhe sa vaksina ka në dispozicion por nga ato që janë shpenzuar kuptojmë që janë edhe 70 mijë doza e në anën tjetër pretendohet vaksinimi i 500 mijë qytetarëve”.

Në anën tjetër, koordinatori i kësaj qendre, Niman Bardhi, tha se gjithçka është duke shkuar mirë më procesin e vaksinimit, duke u bërë apel qytetarëve që të aplikojnë për t’u vaksinuar.

“Ishte një nderë për gjithë ekipin menaxhues këtu që janë në sallën 1 tetori në planin për vaksinimin dhe zbatimin e tij. Siç u potencua gjendja faktike është çdo gjë në vijën e duhur. Procesi i vaksinimit është duke vazhduar me qytetarët që kanë aplikuar në platformën E-Kosova”.

“Bëjë apel që të gjithë qytetarët të aplikojnë dhe të vaksinohen. Shpresojmë që një proces i tillë të mos na stagnojë dhe me përkrahjen dhe mbështetjen që kemi nga të gjithë besoj që do ia dalim më së miri në procesin e vaksinimit të këtij vaksinimi në masë”.

“Jemi me kategorinë 65 e mbi, kemi vaksinim të sëmurëve kronik pa dallim moshe dhe forcën e sigurisë së Kosovës e Policinë e Kosovës, me prioritet në radhë të parë listat e ardhura nga këto dy institucione”.

“Në nivel vendi nga fillimi deri më tani janë vaksinuar 110 mijë persona kurse vetëm sot janë vaksinuar mbi  400 persona, që nivel vendi i bie që kemi mbi 4000 të vaksinuar. Procesi po shkon në të gjitha qendrat e vaksinimit shumë mirë”.

No description available.
Lexo më shumë:

Të ngjashme