VV-ja nderon në 14-vjetorin e vdekjes Arben Xheladinin dhe Mon Balajn

Prishtinë | 10 Shk 2021 | 10:10 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në 14-vjetorin e vdekjes së dy aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Xheladini dhe Mon Balaj, janë bërë homazhe te pllaka përkujtimore në sheshin “Nënë Tereza”, në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Kreu i VV-së, Albin Kurti, tha se drejtësia për Monin dhe Arbenin është mohuar edhe 14 vjet pas vrasjes së tyre nga pjesëtarët e UNMIK-ut.

“Para 14 vjet në këtë shesh janë shkrepur 232 plumba gome mbi trupat e paarmatosur të qytetarëve. Janë shkrepur nga Polica e UNMIK-ut mbi demonstruesit që po kërkonin pavarësinë e plotë të Kosovës dhe po kritikonin Pakon e Ahtisarit”.

“Drejtësia është mohuar për Monin e Arbenin. Liria dhe Vetëvendosja e popullit të Kosovës janë shumë të lidhura me këtë ditë. Ne bëmë homazhe në nderim të tyre duke mos harruar se brezat e shqiptareve e bartin pishtarin e lirisë nga njëri tek tjetri”.

Më 10 shkurt 2007, dy aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje mbetën të vdekur pasi u qëlluan me plumba goma nga policët rumunë të misionit të UNMIK-ut derisa po protestonin kundër negociatave të Kosovës me Serbinë dhe Pakos së Ahtisaarit.

Të ngjashme