VV-ja shpall marsin muaj të anëtarësimit të grave dhe vajzave në këtë parti

Prishtinë | 01 Mar 2019 | 14:59 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur muajin mars si muaj të anëtarësimeve të grave dhe të vajzave në këtë parti.

Drejtuesja e sekretariatit të gruas, aktiviste e VV, Nazije Bala, ka thënë se LVV do të vazhdojë me aktivitete për gruan, derisa roli i tyre të fuqizohet, raporton Ekonomia Online.

“LVV do të vazhdojnë me aktivitete që nuk do të ndalen vetëm në simbolikën e 8 marsit. Angazhimin e përditshëm për të drejtat e grave këtë muaj do ta dinamizojmë me aktivitete të ndryshme, si tryeza, vizita, konferenca e aksione që ta adresojnë gjendjen dhe çështjen të cilat prekin drejtpërdrejt gratë dhe vajzat në Kosovë”.

“Duke pa që gratë duhet të përfshihen sa më shumë në sferën publike e politike dhe domosdoshmërinë që në Kosovë të zhvillohen politika të mirëfillta feministe, politika të cilat e ndryshojnë aktualitetin dhe gjendjen e përgjithshme të grave dhe vajzave duhet bashkim dhe përfshirje sa më e madhe e grave në këtë proces”.

“Pranvera shqiptare nuk vjen pa pjesëmarrjen e grave dhe vajzave në lëvizje, e pranvera vjen duke u bërë baskë të gjitha ato që refuzojnë të nënshtrohen”.

Sipas aktivistes Arjeta Rexhepit, realiteti në Kosovë është ndryshe prej atij të ligjeve.

Ajo tha se si shkak i dështimit të pushteteve, grave dhe vajzave nuk po u garantohet barazia dhe diskriminimi, raporton EO.

“Gjendja e grave dhe vajzave në Kosovë nuk është fare e mire dhe kjo tashmë duket qartë. Kosova ka ligje të cilat e garantojnë barazinë, e dënojnë diskriminimin por në realitet gratë në Kosovë po e vuajnë diskriminimin, pabarazinë e po u mohohet edhe jeta”.

“Kjo është për fajin e dështimit të pushteteve për ndërtim të politikave për të ndryshuar dhe avancuar pozitën e gruas në shoqëri”.

Të ngjashme