VV mbështet marshin “MARShojmë, S’festojmë”

Prishtinë | 07 Mar 2018 | 14:46 | Nga

ëvizja Vetëvendosje mbështet marshin protestues të organizuar nga Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës dhe organizatat e tjera mbështetëse, që do të mbahet të enjten më 8 mars në orën 12:00 me fillim në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Kjo Lëvizje i ka bërë thirrje anëtarësisë të vet, mbështetësve e qytetarëve që të bëhen pjesë e këtij marshi “i cili do të na mbledhë nën thirrjet për barazi”.

“Angazhimi për barazi shoqërore është i domosdoshëm dhe i paalternativë. Me gjendjen aktuale as nuk pajtohemi e as nuk bën të përshtatemi. Përveç vetë grave e vajzave në vendin tonë, edhe shumë prej organizatave për të drejtat e grave që prej pas luftës janë duke u sfiduar me pengesa të mëdha institucionale e sigurisht dhe mospërkrahje në kauzat që kanë ngritur”, thotë VV.

Sipas VV-së, përkrahja e organizatave dhe aktivisteve është jo vetëm detyrë por na takon si organizatë politike e subjekt parlamentar që t’i ndihmojmë atyre dhe kauzës së tyre derisa të bëhet kauzë e të gjithëve.

“Ne po ashtu, pajtohemi se niveli i përjashtimit të grave është aq i madh sa ka arsye për grevë, protestë e çfarëdo rezistence që mund të organizohet. Shifrat diskriminuese janë ftesë që të veprojmë. Sa më shpejt, qysh nesër. Andaj edhe njëherë bëjmë thirrje që së bashku nesër të marrim pjesë në këtë marshin “MARShojmë, S’festojmë””, përfundon komunikata e VV-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme