VV: Mjedrat që shpërndau pushteti janë të sëmura

Prishtinë | 24 Dhj 2016 | 12:09 | Nga

Lëvizja Vetëvendosje, dega në Ferizaj, nëpërmjet një konference për media, të premten, ka hedhur poshtë deklaratat e zyrtarëve komunalë lidhur me procesin e analizave të fidanëve të mjedrës të shpërndarë më 3 dhjetor të këtij viti, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas VV-së, pushteti lokal, pikërisht drejtori i bujqësisë, Ismet Vranovci, nuk i ka besuar Institutit Bujqësor të Kosovës për kryerjen e analizave të finalëve të mjedrës, ndërkohë që mostrat e tyre tashmë po i bën nëpër laboratorë privatë dhe pastaj po jep deklarata nëpër media se gjithçka është në rregull.

Fazli Shabani nga Komiteti për bujqësi në VV, dega në Ferizaj, me këtë rast është shprehur se deklaratat e tyre në lidhje me shpërndarjen e mjedrave me kancer nuk kanë të bëjnë asgjë me politikën. “Duhet theksuar se AUV-i është organi më i lartë kompetent fitosanitar dhe se urdhëresat e tij duhet respektuar, në të kundërtën është shkelje e ligjit”, ka thënë Shabani.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme