VV: Prokuroria t’ia dorëzojë sa më shpejt raportin e ekspertizës familjes Dehari

Prishtinë | 17 Tet 2019 | 16:35 | Nga Ekonomia Online

Lëvizja Vetëvendosje përmes një komunikate ka kërkuar nga Prokuroria e Shtetit që sa më shpejtë të i dorëzohet familjes së Astrit Deharit, ekspertiza që është kryer në Zvicër.

Nga VV kanë shkruar se janë informuar përmes mediave se raporti nga Lozana e Zvicrës ka arritur sot në Kosovë.

Të njëjtit kanë shkruar se prokuroria dhe ministria e Drejtësisë do të duhej të kishin njoftuar opinionin publik më herët për arritjen e këtij raporti, e jo kjo të bëhej vetëm pas kërkesave të avokatit mbrojtës e familjes Dehari.

“Kërkojmë nga Prokuroria që sa më parë t’i përgjigjet kërkesës duke ia dorëzuar Familjes Dehari dhe përfaqësuesit ligjor e avokatit mbrojtës të familjes Dehari, raportin në gjuhën origjinale. Si dhe ta publikojë atë në versionin orgjinal dhe të përkthyer në gjuhën shqipe”, shkruhet në komunikatë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme