VV: Vasfijen dhe të gjitha gratë e dhunuara duhet t’i ndihmojë shteti dhe shoqëria pa kursim

Prishtinë | 17 Tet 2018 | 15:34 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja Vetëvendosje ka kritikuar qasjen e shtetit ndaj viktimave të përdhunimit. Ky qëndrim vie pas deklarimit publik të Vasfije Krasniqi, nga Vushtrria, rreth tmerrit të përdhunimit kur ishte vetëm 16 vjeç, gjatë luftës në Kosovë.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje  Albin Kurti tha se të gjitha gratë e përdhunuara duhet të kenë kujdesin e shtetit, raporton EkonomiaOnline.

“Vasfije Krasniqi nga Vushtrria foli dhe rrëfeu publikisht tmerrin e përdhunimit kur ishte vetëm 16 vjeç. Rrëfeu edhe për një proces gjyqësor ku i la të lirë përdhunuesit. Janë mijëra gra e vajza të përdhunuar. Zonja Krasniqi e theu heshtjen. Vasfijen dhe të gjitha grat e dhunuara duhet t’i ndihmoj shteti dhe shoqëria pa kursim,” është shprehur Kurti në një konferencë për medie.

Deputetja Albulena Haxhiu tha se EULEX-i dhe UNMIK-u me qëllim kanë heshtur dhe dështuar rastet e përdhunimit.

“Ndaj personave të dhunuara gjatë luftës është kryer krim i dyfishtë, është dhunimi dhe krimi i dytë është bërë pas luftës sepse janë heshtur rastet. Vasfija dje publikisht tregoi tmerrin që ka përjetuar gjatë luftës. Pas atij rrëfimi dolën disa përgjigje. Së pari, UNMIK-u dhe EULEX-i qëllimshëm i kanë dështuar proceset gjyqësore të këtij lloji. Një nga përdhunuesit është pjesëtar i Policisë së Kosovës. Pas atij rrëfimi dëshmohet papërgjegjësia e institucioneve për t’i dal në krah viktimave,” tha Haxhiu.

Nazlije Balaj udhëheqëse e sekretariatit të Gruas Aktiviste tha se shqiptarët po i ikin të kaluarës derisa theksoi se shoqëria dhe shteti ju kanë borxh viktimave të dhunës që t’i sjellin kriminelet para drejtësisë, raporton EO.

“S’ka të vërtetë nëse nuk i jepet zë e fjalë dhimbjes së secilës grua. Ne sot jemi këtu për t’i dhënë mbështetjen Vasfijes dhe secilës grua. Vasfija nuk është vetëm viktimë e luftës, thirrja e saj bëhet sepse shqiptarët po i shmangen të kaluarës.  Gruaja gjatë luftës ishte objekt i përdhunimeve. Dëshmitë e mbledhura nuk ishin vetëm një copë letër. Si shoqni dhe shtet ua kemi borxh që bashkërisht të luftojmë për drejtësi, ua kemi borxh që t’i sjellim kryerësit e këtyre veprave para drejtësisë. Nuk do të lejojmë që kjo drejtësi të mbetet në heshtje,” deklaroi Balaj.

Të ngjashme