Walker: Masakrën e Reçakut s’mund ta mohojë askush, as Vuçiqi

Prishtinë | 14 Jan 2020 | 14:44 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-ambasadori i OSBE-së, William Walker, i cili që po qëndron në Kosovë në 21-vjetorin e masakrës së Reçakut, ka thënë se gjenocidi që ka ndodhur në këtë fshat nuk mund të mohohet nga askush, raporton Ekonomia Online.

Walker u quajt ambasador i mbrojtjes të së vërtetës për atë së çfarë ka ndodhur në Reçak.

“Unë nuk jam sot këtu për ta dëshmuar se Reçaku ka ndodhur. Bota e kupton që Reçaku ka ndodhur. Kur njerëzit më pyesin se pse Vuçiq thotë se Reçaku nuk ka ndodhur, unë them se po i dëgjoj fjalët e Millosheviqit edhe njëherë. Reçaku ka ndodhur dhe bota ka dëgjuar për këtë masakër”, tha Walker.

Me këtë rast Walker theksoi se masakra që ka ndodhur në Reçak nuk mund të mohohet as nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq e as nga askush tjetër.

Ish-ambasadori i OSBE-së këto komente i bëri në konferencën e organizuar nga Republikanët e Kosovës (REK) të quajtur “Reçaku nuk është gënjeshtër”.

Kryetari i Republikanëve të Kosovës, Faton Kurti duke folur për masakrën e Reçakut dhe gjenocidin në Kosovë tha se duke u mohuar ky gjenocid do të përshkallëzohet marrëdhënia me shteteve deri në luftë.

Mes tjerash ai tregoi se janë rreth katër raste që ata si parti kanë dëshmuar për krimet serbe në Kosovë, raporton EO.

“Ka ardhur koha që edhe në Prishtinë të ofrojmë një alternativ të paqes dhe bashkëpunimit real por jo të ngritur mbi mohimin dhe fshehjen e të vërtetës dhe krimeve të Serbisë, e kësaj reforme i bashkohet edhe ambasadori Wiliam Walker si dëshmitar kyç i masakrës së Reçakut, njeriu që nuk mbylli gojën por e ngriti zërin kundër masakrimit të civilëve shqiptarë në Kosovë nga regjimi i Millosheviqit. 21 vite më pas nga masakra e Reçakut presidenti Vuçic mohon këtë masakër dhe e cilëson si mashtrues ambasadorin Wiliam Walker, jo vetëm duke e sulmuar njeriun që dokumentoi mizorinë dhe realitetin e rëndë që po ndodhte në Kosovë por edhe duke hedhur hije dyshimi mbi drejtësinë për përpjekjet për liri të shqiptarëve të Kosovës. Nuk mund të ketë dialog mes dy vendeve tona nëse biseda bazohet te mohimi, vetëm duke kuptuar, pranuar dhe reflektuar mbi të kaluarën e errët mundë të shtrojmë rrugën për ndërtimin e të ardhmes”, tha Kurti

Pjesë e kësaj konference ishte edhe kryetari i Republikanëve të Serbisë, Nikola Sanduloviq, i cili po ashtu kërkoi drejtësi për krimet serbe të ndodhura në Kosovë.

Ai i ka quajtur vazhdimësi e politikave të regjimit të Millosheviqit që ka kryer masakrën e tmerrshme ndaj popullsisë civile shqiptare.

“Dua të shpreh keqardhje për krimin që keni përjetuar. Sot jam para një vepre të rëndë jetësore si njeri dhe pastaj si politikan. Dua ta ndaj me ju se gjithë ajo që them është e pakët dhe dua ta dini se në Serbi ka njerëz që mendojnë sikurse unë. Duhet të shikoni se për këtë krim që e keni përjetuar, ka njerëz që nuk mendojnë ashtu. Dua të flasë për krimin që ka ndodhur. Kurrë nuk do të kërkoj si njeri dhe politikan që ta falni këtë dhe ta harroni, pasi që kjo është e pamundur”, tha ai.

Të ngjashme