Walker në 21-vjetorin e masakrës së Reçakut, porosit që të mos harrohen krimet serbe

Reçak | 15 Jan 2020 | 11:17 | Nga Bashkim Bekolli Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-shefi i misionit të OSBE-së, William Walker, në 21-vjetorin e masakrës së Reçakut, tha se u shpreh se kur vjen në këtë vend ndihet shumë i trishtuar, raporton Ekonomia Online.

Walker kërkoi që njerëzit në Kosovë do ta kujtojnë atë çfarë ndodhi në Reçak.

“Unë ndihem si çdo vit, i trishtuar ju po shihi këta njerëz këtu që vinë këtu para memorialit të shohin çfarë ka ndodhur në Reçak sepse këta viktima këtu prezantojnë atë çfarë ndodhi në Kosovë”.

“Unë dëshiroj, shpresoj që njerëzit  në Kosovë do ta kujtojnë se çfarë ndodhi në Reçak, çfarë ndodhi këtu dhe çfarë ndodhi në vendet e tjera të krimit në Kosovë fatmirësisht çfarë ndodhi këtu dhe në Kosovë dërgoi deri tek pavarësia e Kosovës, kjo për mua është shumë pozitive”.

“Por unë kur vi këtu e kujtoj ditën kur erdha këtu në vitin 1999 dhe janë kujtime shumë  të këqija, por kur shohë fëmijët kur shohë familjarët ndihem i lumtur kur vi këtu prapë në Reçak”.

Ai vazhdimisht kishte pohuar se Masakra e Reçakut, kishte qenë një ndër krimet më të mëdha që janë bërë kundër njerëzimit.

Të ngjashme