Walker: Shqiptarët kanë arsye të brengosen me fitoren e Trumpit

Prishtinë | 16 Jan 2017 | 10:41 | Nga

Ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker në emision “Personale” të RTV Dukagjinit ka thënë se shqiptarët kanë shumë arsye të brengosen me fitoren e Donald Trumpin pasi Amerika siç tha ai nuk do të jetë e njëjta.

Ai tha se janë shqetësuese disa lidhje që ai mendohet se i ka dhe si kosovar do të brengosej.

“Keni shumë arsye për t`u brengosur. Unë jam i brengosur. Shumë qytetarë në SHBA janë të brengosur. Për shkak të fushatës, për shkak të shumë arsyeve. Nuk e njoh z. Trump dhe nuk i njoh njerëzit rreth tij. E njohim si biznesmen por ka pikëpyetje se sa ka qenë i mirë si biznesmenë. Unë mendoj se ky zotëria këtu, presidenti Obama do të shkoj në histori si një president i jashtëzakonshëm”, tha Walker, transmeton Telegrafi.

Ish-ambasadori Walker tha se presidenti Obama të bind se mendon thellë para se të flas, ndërkaq presidenti Trump të krijon përshtypjen se flet para se të mendoj.

“Madje janë shqetësuese disa lidhje që ai mendohet se i ka dhe si kosovarë do të brengosesha… E kemi Rusinë që është e gatshme për aventura si në Krime apo Siri. Shpresoj që lidhja ruso-serbe të mos ketë ndonjë ndikim në administratën Trump”, tha ish-ambasadori.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme