Wigemark pas vazhdimit të mandatit të EULEX: Mbetemi të përkushtuar për drejtësi

Prishtinë | 12 Kor 2020 | 12:17 | Nga Ekonomia Online

Shefi i EULEX në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark, ka mirëpritur vazhdimin e mandatit të këtij misioni.

“Mirëpres shkëmbimin e letrave në mes të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Shefit të Diplomacisë Evropiane, Josep Borrell përmes së cilave është arritur pajtueshmëria për shtyrjen e mandati edhe për një vit të Misionit të EULEX në Kosovë gjatë Covid-19”, ka shkruar ai.

“Mbetemi plotësisht të përkushtuar në partneritetin tonë për drejtësi me të gjitha palët në Kosovë në këtë kohë kritike”.

Të ngjashme