Xehetaria dhe gurëthyesit gjeneruesit më të mëdhenj të mbeturinave

Prishtinë | 23 Dhj 2016 | 14:46 | Nga

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet e Anketës së Mbeturinave Industriale (AMI) për vitin 2015. Rezultatet tregojnë për industrinë, përkatësisht për sektorët e aktiviteteve vijuese: B-Xehetari dhe Guroret, C- Prodhimi, D- Furnizimi me energji elektrike, gaz avull dhe furnizimi me ajër të kondicionuar, E- Furnizimi me ujë, kanalizim, menaxhim i mbeturinave dhe rregullim toke, F- Ndërtimtaria, G-U – Sektorët e Shërbimeve.

Rezultatet e paraqitura në këtë botim janë burim i rëndësishëm statistikorë për mbeturinat e gjeneruara dhe përpunuara nga sektorët e industrisë siç janë: B, C, D, E, F, G-U.

Njësi raportuese në anketë kanë qenë bizneset me 10 e më shumë punëtorë.

Rezultatet nga anketa tregojnë se sasia më e madhe e mbeturinave të gjeneruara ka qenë në sektorët e Xehetarisë dhe Gurëthyesve 200 697 tonë ose 83%.

Gjithsej, sasia e gjeneruar e mbeturinave të rrezikshme ka qenë 8 193 tonë ose 3%. Ndërsa, sasia më e vogël e mbeturinave të gjeneruara për vitin 2015, ka qenë në sektorin e industrisë përpunuese me vetëm 15 tonë.

Përpunimi i mbeturinave sipas llojit të industrisë tregon se sasia më e madhe e mbeturinave të deponuara ka qenë nga prodhimi i produkteve ushqimore, pijeve dhe produkteve të duhanit si dhe nga ndërtimtaria.

Të ngjashme