Xhafa thotë se nuk është anëtar i asnjë partie: Në KRU “Prishtina” jam si profesionist

Prishtinë | 10 Nën 2020 | 12:44 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeshefi ekzekutiv i Kompanisë së Ujësjellësit “Prishtina”, Sokol Xhafa, ka mohuar se ai është anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, apo ndonjë partie tjetër politike, raporton Ekonomia Online.

Gjatë raportimin në Komisionin për Mbikqyerje të Financave ai ka thënë se është inxhinier dhe para se të emërohej në këtë pozitë ka qenë drejtor teknik në KRU “Prishtina”

“Unë jam inxhinier me profesion dhe jam profesionist, s’jam anëtar i asnjë partie politike e as skam qenë anëtar i VV-së. Kam qenë drejtor teknik në KRU, andaj e kam tani këtë pozitë”, ka thënë ai.

Gjatë raportimit të tij në komision, deputeti i PDK-së, Sejdi Hoxha, iu drejtua Eman Rrahmanit të VV-së “e ke afër militantin partiak”, duke aluduar në Sokol Xhafën.

Në prill 2020, Qeveria Kurti kishte shkarkuar Bordin e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”. Më pas, bordi i ri i përkohshëm e kishte shkarkuar Ushtruesit të Detyrës të Kryeshefit Ekzekutiv, Kapllan Parduzi dhe disa zyrtarëve të tjerë, dhe në vend të tyre kishte emëruar aktivistë të Vetëvendosjes, raportuan disa medie.

Edhe për Xhafën u tha se ishte anëtar i Vetëvendosjes dhe me këtë rast iu publikua dhe fotografia (e mëposhtme) derisa ai ishte pjesëmarrës në një tryezë të VV-së.

Të ngjashme