Xhafer Gashi ndan pagën e tij për familjet në nevojë

Prishtinë | 23 Pri 2020 | 15:34 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, muajit të sakrificës e solidaritetit, ka uruar qytetarëve agjërim të lehtë dhe të pranuar nga Zoti i madherishëm, duke theksuar se në këtë situatë pandemie; “ jemi të ndarë fizikisht por shpirtnisht jemi më të bashkuar se kurrë më parë.“

Kryetari Gashi, po ashtu ka ndarë pagën e tij të muajit Prill për familjet në nevojë të Komunës së Obiliqit, që sadopak të ju lehtësohet gjendja dhe sofra e tyre të jetë e begatshme dhe e mbushur me gëzime në këtë muaj feste.

Shkrimi i plotë i Kryetarit Gashi:

“Bashkëqytetarë të nderuar,

Në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, më lejoni që të ju uroj këtë muaj të sakrificës e solidaritetit duke ju dëshiruar agjerim të pranuar nga Zoti i madhërishem.

E di se festat gjithmonë kanë bashkuar familjarët, të afërmit dhe miqtë, por në kohën e kësaj pandemie globale, për fat të keq kjo festë do të na gjejë të ndarë fizikisht, por shpirtnisht jemi më të bashkuar së kurrë më parë!

Situata në të cilën ndodhemi, nuk është aspak e lehtë për shumicen prej nesh!

Andaj, që të lehtësohet kjo gjendje sadopak, kam ndarë pagën time të muajit Prill, për familjet në nevojë që sofra e tyre të jetë e begatshme dhe e mbushur me gëzime në këtë muaj feste!

Do të jemi bashkë në çdo sfidë, me përkushtim të plotë do jemi në shërbimin e secilit prej jush, në përmbushjen e kërkesave tuaja, për ju kemi vetëm një kërkesë të vazhdoni të qëndroni në shtëpi, në mënyrë që shumë shpejt të gëzohemi së bashku!

Xhafer Gashi”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme