Xhelal Sveçla humb betejën me ligjin, nxjerr vendim për ta rikthyer në punë Fadil Kodrën

Prishtinë | 20 Sht 2022 | 17:11 | Nga Ekonomia Online

Avokati i Fadil Kodrës, Faton Fetahu, ka njoftuar se ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka vendosur ta rikthejë klientin e tij në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, shkruan Gazeta Express.

Ky vendim i Sveçlës ka ardhur pas vendimit të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, që kishte pranuar ankesën e Fadil Kodrës dhe kishte anauluar vendimin e ministrit Sveçla për largimin e Kodrës nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë për Menaxhimin Emergjent.

Vendimi i publikuar nga avokati i Fadil Kodrës.

Të ngjashme