Xhelal Sveçla shpenzoi rreth 40 mijë euro për dreka, darka dhe udhëtime

Prishtinë | 18 Shk 2022 | 21:01 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Punëve të Brendshme në krye me Xhelal Sveçlën ka shpenzuar rreth 40 mijë euro nga buxheti i shtetit për udhëtime, dreka e darka zyrtare të kabinetit të kësaj ministrie gjatë vitit 2021.

Ministria e Sveçlës në periudhën 23 mars deri më 31 dhjetor të vitit 2021 ka shpenzuar 19 mijë e 563 euro për udhëtime jashtë vendit.

Kjo shumë përfshinë biletat e aeroplanit, akomodimin dhe mëditjen.
Ndërkohë që taksapaguesve kosovarë shpenzimet për dreka dhe darka, shpenzime të ushqimit si dhe mëditje të bëra nga MBP-ja u kushtuan 19 mijë e 136 euro.

Në total Ministri Xhelal Sveçla dhe kabineti i tij kanë shpenzuar gjithsej 38 mijë e 699 euro në një periudhë kohore prej 9 muajsh.

Të ngjashme