Xhumaja i kushtohet kujdesit në trafik

Prishtinë | 02 Gus 2019 | 08:31 | Nga Ekonomia Online

Në të gjitha xhamitë e Kosovës sot do të mbahet hytbe e cila do t’i kushtohet kujdesit në trafik.

Bashkësia Islame e Kosovës njofton se kjo veprimtari e saj është ndërmarrë në mbështetje për kujdesin në trafik.

“Në mesazhin e hytbesë së kësaj të premteje, do të theksohen dhe shpjegohen argumentet fetare pse jemi të obliguar edhe fetarisht të përfillim rregullat e trafikut dhe që të tregojmë kujdes të shtuar”, bëhet e ditur në njoftim, transmeton Klan Kosova.

Të premten e javës së shkuar në xhamitë anembanë Kosovës është dhënë një mesazh i njësuar kundër përdorimit të narkotikëve dhe në mbështetje të veprimtarisë së Task-Forcës së Qeverisë të themeluar për këtë qëllim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme