Yagcilar: Administratës publike i mungon llogaridhënia

Prishtinë | 01 Dhj 2016 | 10:18 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Administrata publike vazhdon të funksionojë në mungesë të llogaridhënies, ndërsa në disa agjenci të pavarura nuk zbatohet Ligji për shërbyesit civil. Andaj është urgjente që Kosova të rishikojë Agjencitë e pavarura për të përmirësuar llogaridhënien për të pasur një administratë të konsoliduar.

Këto shqetësime u ngritën gjatë prezantimit të analizës “Rishikimi i Agjencive të Pavarura dhe të Institucioneve Rregullatore në Kosovë” të bërë nga Ministria e Administratës Publike me mbështetjen e Komisionit Evropian dhe SIGMA/OECD.

Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar tha se ky prezantim ka qëllim optimizmin e funksioneve, racionalizmin dhe dhënien e shërbimeve si informacion i plot mbi kuvendin dhe qeverinë por edhe agjencitë e pavarura.

Ai përmendi se në ketë rishikim hyjnë edhe pagat, pagesat e trustit dhe logjistika të tjera.

“Sot nuk ka rregulla bazike për themelimin dhe mbikëqyrjen për llogaridhënien, mandatin e qeverisjen dhe marrjen e mandatit. Tek ne ekziston mos zbatimi i administratës publike, e në disa agjenci të pavarura nuk aplikohet ligji për shërbyesit civil”, tha Yagcilar.

Ai gjithashtu përmendi se llogaridhënia edhe raportimi nuk ka linja të qarta dhe që i pengojnë administratës publike në Kosovë, raporton EkonomiaOnline

David Cullen, shef i DP për zgjerim në Komisionin Evropian tha se në këtë raport për institucionet e pavarura Komisioni Evropian ka rekomanduar që Kosova të rishqyrtojë dhe përmirësojë llogaridhënien në administratën publike.

“Komisioni Evropian ka rekomanduar që Kosova të rishikoj të gjitha agjencitë në mënyrë që të përmirësoj llogaridhënien në mënyrë që të ketë një administratë të konsoliduar. Është e rëndësishme që  ky rishikim të përfshihet në komision për agjendën e riformimit”, tha Cullen.

Ndërsa, përfaqësuesi i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Driton Lajçi, ka shprehur gatishmërinë për mbështetje të kësaj analize për funksionimin e administratës publike.

“Duhet t’i njoftojmë qytetarët që administrata e ka epiqendër qytetarin, të gjitha rekomandimet e MAP-it  kanë me e pas mbështetjen e Kuvendit në mënyrë që qytetarët të kenë të ditur rendësin e pushteteve dhe institucioneve”, tha Lajçi.

Në këtë takim gjithashtu u tha se administrata publike e Kosovës paraqet përpjekjet për krijimin e një administrate profesionale e cila është në shërbim të gjithë qytetarëve të vendit.

Të ngjashme