Yagcilar ka pritur këshilltarin special të komisionerit Hahn, Franz Schausberger

Prishtinë | 04 Sht 2018 | 18:01 | Nga

Ministri i Ministrisë së Administratës Publike, Mahir Yagcilar, ka pritur këshilltarin special të komisionerit Hahn, Franz Schausberger, që shoqërohej nga Felix Rathje, zyrtar i politikave nga Zyra e BE-së në Kosovë.

Në këtë takim, që kaloi në një atmosferë miqësore, u diskutua për çështjet që kanë të bëjnë me qeverisjen lokale dhe për reformën në administratën publike. Me këtë rast, zyrtarët e BE-së e çmuan lartë punën e MAP-it/ministrit dhe të Qeverisë për bërjen e Pakos ligjore, në kuadër te të cilës bëjnë pjesë Projektligji për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore dhe Agjencive të Pavarura, Projektligji për Zyrtarët Publik dhe Projektligjin për Pagat në Sektorin Publik.

Me këtë rast, Yagcilar ka marrë edhe përkrahjen e plotë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe të mbështetjes së mëtejme në koordinimin e veprimtarive me Komisionin Evropian, në mënyrë që ligjet e përmendura të zbatohen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme