Yagcilar për Ligjin e Personave të Verbër: Të gjitha institucionet duhet të zbatojnë dispozitat ligjore

Prishtinë | 02 Maj 2018 | 12:00 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri  i Administratës Publike Mahir Yagcilar, ka raportuar në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione ka raportuar  lidhur me zbatimin e Ligjit për Persona të Verbër.

Ministri i Administratës Mahir Yagcilar tha se do të shikohet ligji i ri me të cilin do të jetë një situatë më e qartë lidhur me personat me aftësi të kufizuar, raporton Ekonomia Online.

“Sa i përket sektorit publik, MAP është duke menaxhuar shërbimin civil. Të gjitha institucionet duhet të zbatojnë dispozitat ligjore. Ligji i shërbimit civil nuk ka qartësuar që të ju jepet përparësi shoqatave të përmendura. Ne jemi duke menduar që në këtë çështje të përfshijmë ligjin e ri dhe të shikojmë se si mundemi që në këto çështje të kemi një situatë më të qartë”.

“Sipas informatave janë 103 persona të punësuar në sferën e shërbimit civil. Jemi duke punuar në ligjin e ri dhe të shikojmë edhe si qeveri, edhe si parlament që këto kërkesa t’i transferojmë në dispozita ligjore që në të ardhmen të bëhet një përkrahje sa u përket shoqatave të përmendura”, tha ai.

Bujar Kadriu, nga Shoqata e të Verbërve të Kosovës, tha se nuk janë të kënaqur me zbatimin e ligjit për të verbër, raporton EO.

“Shoqata jonë si një mekanizëm që përfaqëson komunitetin e të verbërve nuk është i kënaqur me zbatimin e ligjit për të verbër. Zbatimi i ligjit për punësimin e personave me aftësi të kufizuar është nën pikën. Ka pasur angazhime të ndryshme, por rezultatet janë shqetësuese. Ka pasur punësime, mirëpo ato janë bërë në mënyrë individuale. Në vitin 2015, Kuvendi ka nxjerrë rekomandime, mirëpo nuk janë zbatuar. Përkundër angazhimit dhe kontributit tonë asnjë akt në ligjor dhe udhëzim administrativ nuk është nxjerrë. Ligji për persona të verbër nuk është vetëm ligj deklarativ, por prek drejtpërdrejt jetën tonë”, tha ai.

Ndërkaq, lidhur me lëshimin e librezës së verbërisë, ai tha se ajo paguhet nga të gjithë të verbrit edhe ata që janë, edhe ata që nuk janë pjesë e shoqatës, raporton EO.

“Shoqata e të verbërve lëshon librezën. Shoqata ka marrë  vendim që 24 euro të paguhen nga të gjithë mirëpo…Ankesat e disa kolegëve të mi janë të pabaza. Anëtarësia nuk është taksë”.

Kryetarja e komisionit Duda Balje kërkoi sqarim për lëshimin e librezes së verbërisë.

“Personat e verbër lirohen nga tatimi. Nëse një person nuk është është i anëtarësuar në Shoqatën e verbër, ata duhet të paguajnë për librezën e të verbërve”, tha ajo.

Luljeta Veselaj-Gutaj tha se duhet të krijohen kushte më të mira për të verbrit.

“Ne po flasim në integrim në Evropë dhe një integrim të tillë duhet të krijohen kushte edhe për personat me aftësi të kufizuar”, tha ai.

I ftuar ishte edhe ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, por nuk ishte prezent.

Të ngjashme