Yagcilar u takua me kryetarin e Ferizajit Aliu

Prishtinë | 19 Kor 2019 | 16:44 | Nga Ekonomia Online

Ministri i MAP-it, Mahir Yagcilar, në kabinetin e tij, ka pritur kryetarin e komunës së Ferizajt, Agim Aliun, me të cilin kanë biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit. Me këtë rast,  ministri, Yagcilar ka thënë se Ministria e Administratës Publike me procesin e reformave të modernizimit të administratës publike synon avancimin e shërbimeve publike administrative , me qëllim të rritjes së llogaridhënies, efikasitetit dhe transparencës së institucioneve përballë qytetarëve.

Ndërsa, për nismën e re, për projektin: “Ngritja e pikës së vetme të kontaktit (ONE STOP SHOP)”
komuna e Ferizajt dhe qytetarët e saj do të kenë mundësi t’i marrin shërbimet administrative në një vend. Ky projekt, theksoi ministri Yagcilar, i cili realizohet nga Ministria e Administratës Publike, ka për qëllim përmirësimin e cilësisë së shërbimit për qytetarët, OJQ-të dhe bizneset. Në këtë plan, ministri Yagcilar dhe kryetari, Aliu u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet MAP-it dhe komunës së Ferizajt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme