Ylfete Fanaj të martën zgjidhet kryetare e parlamentit të Luzernit

Prishtinë | 20 Qer 2020 | 12:36 | Nga Ekonomia Online

Ylfete Fanaj të martën më 23 qershor do të zgjidhet kryetare e parlamentit të Luzernit.

Lajmin e ka konfirmuar vetë ajo përmes një postimi në Facebook.

Ajo ka shkruar se marrja e kësaj detyre është nder i lartë për të, duke shtuar se mezi po i pret takimet e këtij viti. Ky është posti më i lartë i udhëhequr nga një person me origjine shqiptare në Zvicër.

Fanaj është 37 vjeçare, me prejardhje nga Prizreni.

Am Dienstag 23.6. ist es soweit – meine voraussichtliche Wahl zur höchsten Luzernerin. Es ist für mich eine Ehre diese…

Gepostet von Ylfete Fanaj am Samstag, 20. Juni 2020
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme