Yllka Gashi për Fahrije Hotin: Heroinë e vërtetë

Prishtinë | 05 Shk 2021 | 09:14 | Nga Ekonomia Online

Aktorja e njohur shqiptare, Yllka Gashi, e cila luajti rolin kryesor në filmin “Zgjoi”/Hive” me personazh Fahrije Hoti, ka postuar fotografi të reja në rrjete sociale, pas fitores së madhe në festivalin e madh “Sundance”.

Ajo u fotografua krah Fahrije Hotit të vërtetë të cilën e quajti “Heroinë”.

“Inspirimi që qëndron prapa “Hive/Zgjoi”. Heroina e vërtetë znj. Fahrije Hoti dhe gratë punëtore të Krushës.

Përjetësisht falenderuese.

Këto foto janë bërë me 25 Korrik 2018. Blerta Basholli”, ka shkruar Gashi në rrjetin social Facebook.

May be an image of 12 people and people standing
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme