Ymeri në Prekaz: Kjo s’është Kosova për të cilën sakrifikuan Jasharajt

Prishtinë | 06 Mar 2017 | 10:04 | Nga

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, ka bërë homazhe tek kompleksi memorial i Jasharajve në Prekaz, në kuadër të Epopesë së UÇK-së.

Visar Ymeri ka thënë se ishte heroizmi i familjes Jashari në krye me Adem Jasharin që i solli lirinë Kosovës, por e cila tani, e udhëhequr nga kjo kastë politike, nuk është ajo për të cilën sakrifikoi kjo familje.

“Sakrifica e familjes Jashari na e solli këtë liri, por nuk besoj se kjo Kosovë është në përputhje me idealin e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka pohuar Ymeri.

“Ata po ashtu e donin një Kosovë e cila do ta rriste mundësinë për popullin e jo një Kosovë që këta kriminelë e shndërruan në plaçkë për interesa të veta”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme