Ymeri: Qeveria ka dështuar në respektimin e të drejtave të punëtorëve

Prishtinë | 01 Maj 2018 | 13:05 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Visar Ymeri nga Grupi i Deputetëve të Pavarur në një prononcim për Ekonomia Online tha se Qeveria ka dështuar në respektimin e të drejtave të punëtorëve, duke mos u marr fare me zbatimin e Ligjit të punës.

Ymeri mori pjesë në protestën e organizuar nga BSPK, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorit, ku u kërkua respektim të të drejtave të tyre, respektimin e orarit, pagë minimale 250 euro dhe sigurime shëndetësore.

“Mendoj që deri tash Qeveria ka dështuar plotësisht në respektimin e të drejtave të punëtorëve sepse shumë më shumë ka qenë e përqendruar të krijimi i hapësirave për realizimin e pasurimit të atyre që i punësojnë, e duke mos u marr fare me zbatimin e Ligjit të punës që është minimumi i domosdoshëm që punëtorët të kenë jetë më të dinjitetshme”, tha ai.

Ai tha që i mbështet kërkesat e punëtorëve dhe se ato janë minimumi i domosdoshëm që duhet të plotësohen.

“I mbështes të gjitha kërkesat, mendoj që janë minimumi i domosdoshëm në mënyrë që punëtorët në Kosovë ata që kanë fatin të jenë të punësuar të mos jenë të shfrytëzuar në vendin e punës”.

“… neve na duhet edhe një zhvillim ekonomik shumë më i qëndrueshëm që të krijojmë më shumë vende pune dhe të marrim masa në mënyrë që pabarazitë e mëdha në shoqërinë në Kosovë të shkojnë duke u zvogëluar dhe ndërkohë që punëtorëve tu shpaguhet puna e tyre që e japin për zhvillimin ekonomik”, tha ai.

Të ngjashme