Ymeri takon deputetë të Parlamentit Frankofon belg

Prishtinë | 26 Pri 2017 | 11:58 | Nga

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje ka takuar një delegacion të Parlamentit Frankofon belg me të cilët ka  biseduar për situatën politike në Kosovë dhe Evropë.

Ymeri ka theksuar se “është kënaqësi të bisedosh për situatën politike me deputetë evropianë të orientimit të njëjtë politik”.

“Bashkë u dakorduam për bashkëpunim ndërpartiak si subjekte që i përkasim të njëjtit drejtim socialdemokrat në politikë”, ka thënë Ymeri.

Delegacioni përbëhej prej: Jean-Charles Luperto, zëvendës kryetar i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Frankofon belg, deputet në Parlamentin regjional valon dhe kryetar i Komunës Sambreville, Christophe Collignon, anëtar i Komisionit te Jashtëm të Parlamentit frankofon belg, shef i grupit socialist në Parlamentin regjional valon dhe Kryetar i Komunes Huy, Francois Bontemps, Ambasador i Belgjikës për Kosovë, Shqipëri, Bullgari dhe Maqedoni, Jean-Louis Servais, i ngarkuar me punë në Zyrën e Belgjikës në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme