Zafir Berisha mund t’ia japë votën opozitës për ta rrëzuar Haradinajn!

Prishtinë | 26 Gus 2018 | 15:30 | Nga Besiana Dauti

Deputeti i Nismës, Zafir Berisha, mund t’ia japë votën opozitës për të rrëzuar Qeverinë e Ramush Haradinajt.

Ai, thotë se dëshiron t’i sheh disa “demagogë” se ku do të përfundojnë pas zgjedhjeve.

“As në pushim nuk të lënë disa demagogë me deklarata koti, e në fakt dy vota si kanë pas veti”, shprehet Berisha.

Deputeti i Nismës, Zafir Berisha nuk e kishte votuar Qeverinë e Haradinajt, ndonëse partia e tij është pjesë e saj.

Ai, vazhdimisht ka kërcënuar se do t’ia japë votën opozitës , nëse kjo qeveri nuk punon në të mirë të qytetarëve.

“Gati janë duke më bërë, me ja dhënë votën opozitës, vetëm me i pa ku përfundojnë disa demagogë, nëse mbahen zgjedhjet”, tha Berisha.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme