Zbatimi i Ligji për Sinjalizues, sfidues por edhe i rëndësishëm

Prishtinë | 09 Dhj 2019 | 15:20 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me rastin e Javës Kundër Korrupsionit, Lëvizja FOL ka organizuar tryezën me temën “Ligji për Mbrojtjen e Sinjalizuesve – Sfidat e zbatimit në praktikë”, raporton Ekonomia Online.

Në këtë ngjarje u tha se Ligji për Sinjalizues ndikon në zbulimin e rasteve korruptive dhe njëkohësisht rrit përgjegjësinë e zyrtarëve publikë karshi qytetarëve.

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli tha se janë të gatshëm të zbatojnë ligjin për mbrojtjen e sinjalizuesve sapo të miratohet rregullorja nga qeveria e re.

“Në bashkëpunim me Këshillin e Evropës, Agjencia ka bërë një manual, se si të mbrohet sinjalizuesit, si të veprojnë e të tjera. Ne vazhdimisht kemi pasur takime me shoqëritë civile dhe ju kemi dhënë informacione për agjencinë. Muajin që shkoi kemi pasur trajnime me trajner ndërkombëtarë një numër të madh të institucioneve, sepse veç kanë filluat persona zyrtarë të raportojnë korrupsionin, është hendikep i madh mosmiratimi i rregullores. Jemi në komunikim me institucione të miratohet kjo rregullore, për herë të parë me këtë ligj e mbron sinjalizuesin, agjencia është e gatshme me zbatua këtë ligj por me formimin e qeverisë presim miratimin e rregullores”, tha ai.

Yllka Buzhala nga Lëvizja Fol tha se ka institucione që ende nuk e dinë se duhet pasur zyrtarë përgjegjës për sinjalizuesit.

“Ligji nuk ka shkua në procese dhe ka dështuar të miratohet pasi ka rënë qeveria, kemi kërkua qasje në dokumente zyrtare, përderisa agjencia nuk na ka jep listën ne përmes ligjit në qasje publike ju kemi drejtua 160 institucioneve, 37 prej tyre na kanë kthyer përgjigje. Secila gjykatë dhe prokurori duhet me pas zyrtarin përgjegjës, nevoja për përcaktimin e tyre në institucione është e domosdoshme”.

“Në nivelin e kryeministrit 73 institucione na janë përgjigjur, rreth 27% prej agjencive e kanë caktuar zyrtarin përgjegjës, në komuna 62% na kanë kthyer përgjigje. Gjatë këtij rrugëtimi, kemi marrë edhe disa të dhëna kemi vërejtur që ka pasur institucione që ligji i përket për me e pas zyrtarin përgjegjës nuk kanë pasur informata, kemi pas institucione se një pozitë e tillë është top sekret, kjo tregon mungesë të informatave që ne si shoqëri civile duket me mbajt trajnime”, tha ajo.

Adrian Bajraktari, drejtor i zyrës ligjore, në Ministrinë e Drejtësisë tha se sapo të formohet qeveria do të dërgohet për miratim rregullorja e re.

“Është moment i kirë me thënë qe ky është njëri prej ligjeve ma të avancuare, shumë më lehtë është me i hartua ligjet sesa rregulloret pasi, është më e komplikuar. Ne kemi hartuar një draft fillestar,  e kemi të gatshëm por janë edhe çështje të tjera që na kanë pengua procedimin e mëtutjeshëm. Është e vërtetë që draft-rregullorja nuk është finalizuar, por po shpresoj që me formimin e institucioneve me 3 mujorin e parë të vitit të ardhshëm do të procedohet në qeveri”, tha ai.

Vlora Marmullakaj, zyrtare e lartë e projektit të Këshillit të Evropës, kundër krimit ekonomik u shpreh se ligji për sinjalizuesit është shumë i avancuar dhe është në përputhje me standardet e KE-së.

“Projekti që nga viti 2012 i mbështet institucionet në arritjen e reformave, ne i zbatojmë standardet e Këshillit të Evropës. Rekomandimi i Këshillit të Evropës ka qenë bazë për hartimin e ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve, ligji është shumë i avancuar i cilësuar i tillë edhe nga ekspertët ndërkombëtarë, ofron mbrojtja të gjerë gjyqësore për sinjalizuesit, përcakton edhe institucionet për monitorimin e ligjit. Ka shumë probleme praktike të institucioneve, konsideroj që janë ndërmarrë hapa caktimi i personave përgjegjës, projekti ofron asistencë teknike”, tha ajo.

Ardiana Thaçi, gazetare, tha se ata që raportojnë korrupsionin përballen me frikën e humbjes së vendit të punës.

Ajo ka dhënë edhe një shembull konkret gjatë raportimit të saj si gazetare.

“Sinjalizuesit përballen me frikën për humbjen e vendit të punës, kur raportoja për BQK-në nuk e dija kah më vinin informatat, ka sinjalizues të shumtë brenda institucioneve publike, por që fuqizimi i këtij ligji do të ndalte edhe korrupsionin”, tha ajo.

Lexo më shumë:

Të ngjashme