BE: Zbatojeni vendimin për tokën në Manastirin e Deçanit

Prishtinë | 20 Pri 2017 | 11:29 | Nga

Bashkimi Evropian (BE) ka shprehur shqetësimin me mungesën e vazhdueshme të zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të datës 20 maj për çështjen e mosmarrëveshjes për tokën në Deçan.

Në njoftimin e Zyrës së BE-së në Kosovë thuhet se vendimet e autoritetit më të lartë ligjor të Kosovës janë përfundimtare dhe duhet të zbatohen.

“BE-ja u bën thirrje autoriteteve në të gjitha nivelet që të respektojnë sundimin e ligjit si një parim themelor demokratik. Zbatimi i plotë i vendimit duhet të bëhet pa vonesë. BE-ja dënon çdo veprim që synon të bllokojë qasjen ose përndryshe të pengojë jetën në Manastirin e Deçanit”, thuhet në komunikatën e Zyrës së BE-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme