Zbulohet identiteti i autorit që dyshohet se e vrau kosovarin në Gjermani

Prishtinë | 04 Qer 2021 | 18:54 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Hannover të Gjermanisë, ku pati një përplasje mes dy shqiptarëve nga Kosova.

Njëri prej tyre, i identifikuar si Armin Neziri, 30 vjeç, u qëllua me armë zjarri në kryqëzimin e rrugës teksa ndodhej brenda automjetit të tij tip “Porsche Cayenne.”

Dyshohet se autori i ngjarjes është një tjetër shqiptar nga Kosova, i identifikuar si Rinor Z, i cili drejtonte automjetin tip “Mercedes Benz”. Dyshohet se në këtë incident mund të jenë përfshirë më shumë se dy persona.

Sipas dëshmitarëve drejtuesi i Mercedes Benz është larguar në këmbë pas të shtënave, dhe ka arritur t`i shpëtojë forcave të policisë.

Deri pas mesnatës të së enjtes, policia zhvilloi kontrolle në banesën ku jetonte, por ai është zhdukur së bashku me gruan dhe vajzën e tij. Banorët e zonës thonë se kishin qenë në apartament deri pak para të shtënave ditën e enjte.

“Autori i dyshuar i veprës është akoma i shpejtë”, tha Katrin Söfker, zëdhënëse e zyrës së prokurorit publik në Hanover të Premten.

Mediat gjermane bëjnë me dije se hetuesit dyshojnë se Rinori ndodhet ende në Gjermani, në Hanover apo edhe Langenhagen.

Kush është Armin Neziri?

Më 22 Mars 2017 kishte të shtëna me armë zjarri në Andreas-Hermes-Platz,  ku mbeti një person i vdekur dhe autor ishte shqiptari nga Kosova, i identifikuar si Armin Neziri.

Ai qëlloi një 25-vjeçar maqedonas për vetëmbrojtje. Para kësaj, Neziri ishte plagosur nga disa goditje me thikë. Mbetet ende e paqartë nëse vrasja e Armin Nezirit lidhet me incidentet në vitin 2017.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme