Zbulohet kujt ia ka uruar ish-Presidenti Thaçi Ditën e Pavarësisë

Prishtinë | 17 Shk 2022 | 17:45 | Nga Ekonomia Online

Ish-presidenti Hashim Thaçi i cili po mbahet në paraburgim në Hagë sot ua ka uruar 14 vjetorin e Pavarësisë prindërve të tij përmes një bisede telefonike.

Kështu ka njoftuar Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Thaçi përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Në luftë, në paqe e në shtet të pavarur, babi nuk ishte asnjëherë në shtëpi. S’është as sot. Ky është çmimi i lirisë. Më herët foli me gjyshen e gjyshin dhe ua uroi të gjithëve 14 vjetorin e pavarësisë. Gëzojeni shtetin”, ka shkruar Thaçi.

Të ngjashme