Zbulohet ndërmjetësi i bartjes së Coronavirusit te njerëzit?

Prishtinë | 12 Maj 2020 | 08:20 | Nga Ekonomia Online

Një studim i ri ka gjetur se Sars-CoV-2, virusi që shkakton Covid-19, mund të ketë origjinën nga kombinimi i virusit të lakuriqëve dhe pangolinëve.

Gjetjet forcojnë teorinë se pangolinët mund të jenë ndërmjetësi për transmetimin e Sars-CoV-2 te njerëzit.

Studimi i Universitetit Bujqësor të Kinës Jugore është botuar në revistën Nature dhe aty thuhet se pangolini, duke qenë gjitari më i trafikuar në botë, mund të jetë një kërcënim i ardhshëm për shëndetin publik nëse tregtia e kafshëve të egra nuk kontrollohet pasi ata bartin viruse të ngjashme me Sars-CoV-2.

Studiuesit thanë se një koronavirus i izoluar prej pangolinit të Malajzisë kishte përbërje aminoacidesh gati 100 për qind të njëjtë me koronavirusin e ri, respektivisht me katër gjenet E, M, N dhe S.

“Veçanërisht në aspektin e receptorëve aminoacid virusi Pangolin-CoV është identik me SARS-CoV-2, me vetëm një ndryshim jo-thelbësor,” thuhej në studim./ge

Të ngjashme