Zbulohet pllaka në shtëpinë-shtab në Lumbardh, Haradinaj: Nuk ka qenë e lehtë rruga drejt lirisë

Prishtinë | 04 Pri 2021 | 13:16 | Nga Ekonomia Online

Në Lumbardh të Deçanit në një  organizim nga kjo komunë dhe banorët e këtij fshati me një manifestim është shënuar kjo datë me rëndësi për shqiptarët.

Pjesëmarrës në këtë tubim ishte edhe kreu i AAK-së Ramush Haradinaj meqërast u zbulua pllaka në shtëpinë shtab të UÇK-së në Lumbardh.

Haradinaj në një fjalë rasti në zbulimin e Pllakës në Shtëpinë – Shtab të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Lumbardhë të Deçanit, tha se ,pas betejës së Gllogjanit, Lumbardhi ishte i pari që u vetmobilizu për të ndihmuar.

“Ne sot po e bëjmë një detyrë, e këtë detyrë pas luftës e ka bërë Gjenerali ynë Avdyli për shkak se gjithmonë është kujdesur për UCK… Pas betejës së Gllogjanit, Lumbardhë ishte i pari që u vetmobilizu, pra pa e ftuar, fillojë me organizimin e parë ushtarak si UCK, njëkohësisht edhe me detyrat që kanë pasu tutje. Ishte shumë me rëndësi kjo mobilizim të shpejt në atë kohë për shkak sse do të izolohej Gllogjani zgjerimi i tillë në Lumbardhë e bënë të pamundur izolimin e Gllogjanit, por edhe e bëri të pamundur.

Më tej ai shtoj se të gjitha të arriturat që janë para nesh, ndërtimi i institucioneve janë vetëvetiu sukses i UCK-së

“Mos të harrojmë se për me ardh deri te liria, demokracia, pluralizmi nuk ka qenë rrugë e lehtë dhe të gjitha ato që sot i kemi para nesh proceset, ndërtimi i institucioneve janë vetvetiu sukses i UCK-së, të kujdesemi bashkërisht për këtë liri, rrugëtimi ynë është për NATO, e kemi domosdoshmëri të arrijmë në NATO, të punojmë edhe në forcimin e institucioneve të sigurisë, në mënyrë pra ashtu si na takon të jem pjesë e familjes Evropiane…”, tha ndër të tjera Haradinaj.

Kujtojmë se pas ngjarjeve të 24 marsit një grup të rinjsh të Lumbardhit u mblodhën me vetiniciativë dhe me pak armë që dispononin në shtëpinë e Riza Misin Lekajt dhe i diskutuan rrethanat nëpër të cilat po kalonin në atë kohë, ky takim ishte ilegal dhe u përkrahë fuqishëm nga “Baba Rizë” siç e quanin shumë të rinjë në atë kohë. E po ashtu u mor vendim për disa ditë të veprohet në mënyrë ilegale për shkak të rrethanave dhe prapë të takohemi po në këtë shtëpi, pasi që shtëpia e Rizë Misinit ishte e njohur për të gjithë veprimtarët e asaj kohe.

Të ngjashme