Zbulohet shuma e parave që mori si ryshfet zyrtari i Agjencisë Qendrore të Prokurorimit

Prishtinë | 11 Sht 2021 | 08:51 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja lidhur me arrestimin e zyrtarëve të Agjencisë Qendrore të Prokurorimit.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se kanë kapur në flagrancë zyrtarin e AQP’së duke marrë 8 mijë euro para të gatshme.

“Prishtinë (NN) 10.09.2021 – 16:30. Ankuesi i një kompanie private ka informuar se nga një zyrtar i Agjensionit Qendror të Prokurimit (AQP), i është kërkuar ryshfet që kompania e tij të fitojë tenderin. Njësia policore ka kapur në flagrancë të dyshuarin mashkull  kosovar, i cili kishte marr 8000 euro para të gatshëm. Lidhur me rastin janë intervistuar tre të dyshuar meshkuj  kosovarë, ku me vendim të prokurorit, dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme