Zëdhënësi i policisë ngjitet në majën e Everestit, ua kushton kolegëve të rënë në detyrë

Prishtinë | 17 Maj 2022 | 11:35 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit Ismet Hashani, ka arritur të ngjitet në majën e Malit Everest, e cila është e lartë 5 mijë e 364 metra.

Hashani tha se këtë ua kushton kolegëve të rënë në detyrë.

“Me krenari dhe pietet të lartë, ngjitjen në majën Everest BC, në lartësi 5364 m, ua kushtoj kolegëve të rënë në detyrë, si Lazim Rexhepi, Enver Zymeri dhe të gjithë të tjerëve”- tha Hashani.

Të ngjashme