Zeka: Agon Musliu u dërgua në karantinë për hakmarrje politike, për kthimin e tij ishte angazhuar Lutfi Haziri

Prishtinë | 04 Maj 2020 | 16:16 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputeti Milaim Zeka ka reaguar pas vdekjes së 26-vjeçarit në Qendrën e Studentëve. Zeka e ka quajtur hakmarrje politike dërgimin e Agon Musliut në karantinë.

Sipas Zekës, 26 vjeçari kishte treguar që është mërzitur shumë për familje dhe se kishte probleme të rënda me veshkët.

Zeka thotë se ai kishte shpresuar që për shkak të dokumenteve mjekësore si dhe angazhimit direkt të Ambasadës në Berlin, ai nuk do të izolohej.

“Sipas bisedes me shoqeruesin Shaip Gashi dhe Daut Zeka, 26 vjeçari ka treguar qe eshte merzitur shume per familje, dhe se ka probleme te renda me veshket. Agoni kishte shpresuar se per shkak te dokumentave mjekesore, si dhe angazhimit direkt te ambasades tone ne Berlin, ai nuk do te izolohej”, ka shkruar Zeka.

Agon Musliu u dergu qellimshem ne karentineIshte hakmarrje politikeDetaje te panjohura per publikunPer kthimin e…

Gepostet von Milaim Zeka am Montag, 4. Mai 2020


Të ngjashme