Zeka: Albin Kurti e ka dëmtuar rëndë Rexhep Selimin

Prishtinë | 16 Dhj 2020 | 14:06 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ka reaguar pas letrës që lideri i VV-së, Albin Kurti, i ka dërguar gjykatësit francez për ta liruar, Rexhep Selimin, duke e cilësuar si gabim të madh këtë veprim.

Zeka ka shkruar se me këtë veprim që ka bërë Kurti, ka dëmtuar shumë rëndë të akuzuarin, në këtë rast, Rexhep Selimin.Ai tutje ka thënë se ky veprim i Kurtit është qesharak, dhe që mund të konsiderohet presion dhe nderhyrje në punën e Speciales.

Postimi i plotë:

Albin Kurti e ka demtuar rende Rexhep Selimin

Letra e Albin Kurtit, derguar gjykatesit francez, i cili e ka ne dore lirimin me kusht per t’u mbrojtur ne liri Rexhep Selimi dhe te tjeret, eshte nje gabim teper i madh i tij, veprim i cili e ka demtuar rende te akuzuarin ne fjale.Albin Kurti, eshte dashur ta dije se veprimet e tilla jane qesharake, dhe perpos qe nuk kane asnje afekt pozitiv, munde te konsiderohen si presion dhe nderhyreje direkte ne punen e Gjykates.

Sipas burimeve te mia, i vetmi njeri per te cilin eshte diskutuar per lirimin e tije qe te mbrohet ne liri, eshte Rexhep Selimi. Prokuroria nuk ka ofruar asnje fakt, apo deshmi, qe Rexhep Selimi, direkt apo indirekt, ka ndikuar tek deshmitaret, apo ka penguar drejtesine ne grumbullimin e deshmive. Prandaj kjo leter, perpos qe eshte pertej logjikes normale te nje politikani, munde te kthehet si bumerang ndaje Rexhep Selimit.

E dyta, letra munde te konsiderohet politikisht pozitive nga bashkesia nderkombetare, pasiqe Albin Kurti, permes kesaje letre e pranon Gjykaten Speciale, te cilen gjithemone e ka mohuar. Njeriu nuk i drejtohet me leter nje institucioni qe nuk e njeh. Letra eshte deshmi e njohjes dhe bashkepunimit nga ana e Albin Kurtit me Gjykaten Speciale 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme