Zeka priti në takim koordinatorin e ICMPD-së

Prishtinë | 08 Nën 2017 | 15:13 | Nga

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka ka pritur në takim Tamer Kilic, koordinator Rajonal i Qendrës për Migrim dhe Zhvillim të Politikave të Migrimit (ICMPD).

Në këtë takim u diskutua për format e koordinimit të bashkëpunimit mes dy institucioneve sa i përket Autoritetit Qeveritar për Migrim me ICMPD, për fuqizimin e Autoritetit në menaxhimin e migrimit në Kosovë.

Zëvendësministri Zeka me këtë rast falënderoi Kilic për mbështetjen e vazhdueshme për Republikën e Kosovës sa i përket çështjes së menaxhimit të migrimit.

Ai tha se vendi ynë ka bërë përpjekje maksimale sa i përket menaxhimit të migrimit të pa rregullt dhe do të behën përpjeke për përmirësimin e kushteve për qytetarët e Kosovës në mënyrë që të përdorin migrimin e rregullt.

Ndërsa Tamer Kilic, koordinator Rajonal i Qendrës për Migrim dhe Zhvillim të Politikave të Migrimit (ICMPD), theksoi se Qeveria e Kosovës ka bërë përpjekje serioze sa i përket menaxhimit të migrimit të pa rregullt dhe se për këtë do të vazhdojë të përkrahet edhe në të ardhmen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme