Zemaj apel pushtetit të ndal përpjekjet shtypëse ndaj medieve dhe zërit të së vërtetës – gazetarëve

Prishtinë | 03 Maj 2022 | 16:18 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ka bërë apel pushtetit të ndal përpjekjet shtypëse ndaj medieve dhe zërit të së vërtetës – gazetarëve.

Sipas tij, pushtetarët dhe të afërmit e tyre duhet të ndalin aktivitetin e tyre cenues ndaj lirisë së medieve si dhe linçues e denigrues ndaj njerëzve të profesionit fisnik – gazetarisë.

3 Maji i këtij viti, i gjen mediet dhe gazetarët të sfiduar kryesisht nga njerëzit e veshur me pushtet, tha Zemaj.

“Kërcënim e frikësim ndaj gazetarëve e medieve”, kanë qenë disa nga të gjeturat në raportin e Departamenti Amerikan të Shtetit. Në të njëjtën frymë kanë reaguar edhe disa organizata të tjera ndërkombëtare.Mediet dhe demokracia janë një marrëdhënie e përhershme, njëra pa tjetrën s’bën, ndërsa kur sfidohet njëra padyshim që dëmtohet tjetra.

Të ngjashme