Zemaj: Asnjë i vdekur sot nga Covid-19 në Kosovë

Prishtinë | 24 Sht 2020 | 14:45 | Nga Ekonomia Online

Asnjë person nuk ka vdekur në 24 orët e fundit në Kosovë. Kështu ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Ai ka thënë se lakorja e rasteve të vdekjeve të pacientëve të infektuar me Covid 19 brenda 24 orëve, në vend, ka rënë në zero.

“Puna e përkushtimi maksimal duhet të vazhdoj tutje”, ka shkruar ai.

Zemaj tutje ka njoftuar se sot ka qëndruar në vizitë në Komunën e Junikut, ku thotë se është njoftuar rreth situatës epidemiologjike.

Lakorja e rasteve të vdekjeve të pacientëve të infektuar me Covid 19 brenda 24 orëve, në vend, ka rënë në zero. Puna e…

Gepostet von Armend Zemaj am Donnerstag, 24. September 2020
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme