Zemaj bënë homazhe për të nderuar jetën dhe veprën e Enver Malokut

Prishtinë | 11 Jan 2021 | 15:25 | Nga Ekonomia Online

Në 22 vjetorin e vrasjes së Enver Malokut, njeriut të urtë, burrit të madh dhe bashkëpunëtorit të ngushtë të Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova, sot me nderim e kujtojmë duke ndjerë mungesën e tij, tha Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj.

Pena e tij e shkëlqyer në mbrojtje të interesit nacional dhe shef i QIK-ut gjatë viteve të ‘90-ta, kanë lënë gjurmë të pashlyer në memorien e atdhetarëve të spikatur por edhe te përkrahësit ndërkombëtarë.

Gjatë ditës, kemi bërë homazhe për të nderuar jetën dhe veprën e zërit dhe penës së lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës, Enver Malokut. Vrasja e tij, dhe të gjitha vrasjet tjera të pasluftës, ishin goditje për vendin dhe demokracinë.

Lavdi jetës dhe veprës së Enver Malokut !

Të ngjashme