Zemaj dënon sulmin ndaj dy zyrtarëve policor në Ferizaj

Prishtinë | 16 Gus 2020 | 12:33 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, i ka dhënë mbështetje Policisë së Kosovës, pasi dy pjestarë të tyre janë sulmuar së fundi në Ferizaj.

Sipas tij, Policia është nga institucionet që po bartin barrën më të madhe në menaxhimin e situatës me pandeminë COVID-19.

Postimi i tij:

“Një prej institucioneve që ka bartur një barrë të madhe në menaxhimin e pandemisë Covid 19 dhe zbatimin e masave, krahas profesionistëve shëndetësor, është edhe Policia e Kosovës. Pengimi i tyre në detyrë dhe sulmet ndaj tyre janë akte të pa pranushme dhe si të tilla duhet ndëshkuar. Prandaj, t’i mbështesim policët tonë në punën e tyre të përkushtuar për rend e siguri, por edhe për ruatjen e shëndetit publik të qytetarëve.
Bashkë jemi më të fortë!”.

Të ngjashme