Zemaj e Dumoshi në kullën e Reshat Istrefaj: Shteti duhet të investojë për ruajtjen kujtesës sonë historike

Prishtinë | 28 Jan 2021 | 13:17 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe ministrja në detyrë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit kanë vizituar kullën Reshat Istrefaj, ku u tha se shteti duhet të investojë për ruajtjen e kujtesës sonë historike, raporton Ekonomia Online.

Ministrja Dumoshi tha se Kullla Istrefaj për shumë vite ka qenë në një gjendje shumë të rëndë.

“Sot jemi me qytetarët e Strellcit dhe ministrin dhe kemi bërë punë për shtatë muaj. Ndërsa, sa i përket trashëgimisë kulturore kjo pjesë e ka një thesar të cilan shteti duhet të investojë për ruajtjen e kujtesës sonë historike”, tha ajo.

Dumoshi tha se këtë vit e kanë përmbyllur një sallë sportive dhe janë duke u marr me pesë projekte tjera si pjesë e trashëgimisë kulturoe.

“Ne si Qeveri kemi në plan t’i kemi edhe 100 fshatrat e Kosovës projekte. Unë si ministre uroj qyetarët e Strellcit dhe Deçanit se janë në dy shtëpi të kulturës në renovim dhe në njëtën do ta bëjmë përurimin e tyre. Uroj që të gjitha këto projekte do të realizohen”, shtoi ajo.

Para kësaj vizite, të dy minstrat kana marrë pjesë në përurimin e fillimit të punimeve në ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë familjare në Strellc të Deçanit.

Të ngjashme