Zemaj e Kollçaku përplasen në Komision, shkak numri i të vdekurve nga Covid-19

Prishtinë | 24 Maj 2021 | 12:22 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në Komisionin për Shëndetësi, tha se është ngritur dyshimi për mos raportimin e numrave të të vdekurve, duke thënë se kjo përbën skandal, raporton Ekonomia Online.

Ai ka kërkuar të dijë se çfarë lloje të testimeve po raportohen në statistikat e testimeve për Covid-19.

“Cilat lloje çfarë lloje të testimeve janë duke u raportuar, PCR, serologjik, Antigen, Rapid. Cilat janë duke u raportuar si statistika zyrtare”.

“Rastet e vdekjeve, nëse kjo saktësohet që po e thotë deputeti Bekim Haxhiu, qe pacientët postCovid si pasoj e Covid kanë përfunduar me fatalitet dhe fshihet ky numër, ky është mashtrim”.

“…nëse ata pacientë kanë qëndruar 6 javë të shtrirë në spital, duhet të raportohen. Nëse raportohet se një pacient është shtrirë dhe nuk është evidentuar që pas dy jave ka vdekur atëherë kjo është mashtrim”.

Kurse kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, Fatmire Kollçaku, tah se i Zemaj po hedh dyshime mbi stafin shëndetësor.

“Ju po hidhni dyshime te stafi shëndetësor, në vend që të gëzoheni që nuk ka pasur raste të vdekjes”.

Haxhi Avdyli deputet i VV-së tha se ky është debat jo etik.

“Nuk duhet të merremi me keqpërdorimin e njerëzve që kanë humbur jetën dhe kjo punë është e profesionistëve shëndetësor. Nëse një rast ka pasur Covid para disa muajve ajo është çështje që duhet të diskutohet dhe të gjendet shkaktari i vdekjes dhe jo deputeti. Ky debat është shumë shqetësues për gjitha familjet që kanë humbur të dashurit e tyre”.

“Është e tepërt që përmes rasteve të bëjnë politik. Është e nevojshme të rishikohen këto ligje. Është e pamundshme që ligjin për sëmundje ngjitëse ta kemi brenda korrikut. Vdekja në QKUK edhe në rastet e rënda vjen edhe nga sëmundje të tjera”.

Komisioni ka shqyrtuar Planin e punës së Komisionit për vitin 2021.  Kollçaku tha se në bazë të planit do të realizojnë një numër të madh të vizitave dhe se në qershor është ftuar për raportim ministri Arben Vitia.

“Përveç ligjeve do të bëhet edhe monitorimi i ligjeve. Neve na mbetet të punojmë në amendamentin e këtyre ligjeve. Në kuadër të planit të punës brenda një muaji është paraparë së paku një vizitë në klinika. Poashtu kemi biseduar që të ftojmë institucione tjera. Janë paraparë edhe dëgjime publike për qershor”.

“Ne do të organizojmë edhe dëgjime publike. Prej korrikut jemi të ngarkuar me ligje. Në muajin qershor është paraparë ta ftojmë ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia. Parashihet në muajin qershor të procedohet për ligji për sëmundje ngjitëse. Në vend se të gëzohemi se s’kemi rast vdekjes po hedhin dyshime te profesionistë shëndetësor:.

Kurse Deputeti  i PDK-së Bekim Haxhiu tha se nuk pa pritur plan më të mirë duke marrë për bazë planin e punës së Qeverisë, duke kërkuar që ministri Vitia të raportojë cdo dy javë në Komision.

“Nuk kam pritur që ky plan i punës do të jetë më i mirë se i Qeverisë. Kur kemi plan të dobët të Qeverisë kemi e dhe plan të njëjtë. Është menduar që monitorimi i punës së ministrisë së Shëndetësisë dhe institucioneve tjera sepse edhe kur ka çështje me rëndësi mund të marrin informata”. 

“Në këtë kohë ai do të duhej çdo dy javë të raportonte, por në 4 muaj një herë është shumë pak dhe propozoj ta ftojmë ministrinë për raportim në komision rreth procesit të kontraktimit të vaksinave”.

“Do të ketë nevojë për hetim parlamentar edhe sa i përket çështjeve të raportimeve dhe keqpërdorimeve. Është e domosdoshme të kemi transplantim të organeve që të kryhen brenda vendit. Unë jam ithtar me mposht pandeminë dhe mos me mashtruar me shifra. Prej fillimit e deri në përfundim të pandemisë me manipulime me numra dhe dyshimet për keqpërdorimet për barna. Sa i përket mënyrës së raportimit dhe mi paraqit rrejshëm”.

Kur foli për planin ish-ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj theksoi se ka shumë paqartësi, raporton EO.

“Pjesa e parë e korrikut 15 ditëshi e merr fokusin për plotësim ndryshimin e ligjit dhe pjesa tjetër pushimi i kuvendit. Nëse 12 projektligje do t’i shtyjë për një kuaj e gjysmë pjesa tjetër e ligjeve është në muajin 11 dhe a do të jetë në gjendje kuvendi të miratojë 18 ligje. Është e palogjikshme dhe do të sjellë konfuzitet”.

“Në program s’ka ide, pasqyrim kur po flasim për program 4 vjeçar. Ajo çka po shihet është mungesa e përvojës së qeverisë. Nëse futen 12 projektligje atëherë do të sjellë konfuzitet dhe legjislacion të dobët. Unë jam për rishikim të planit legjislativ.  Çfarë lloje të testimeve janë duke u raportuar. Rastet e vdekjeve nëse saksohet që pacientet post covid si pasojë e Covidit kanë përfunduar me fatalitet fshihen kjo është e tmerrshme, mashtrim dhe skandal”.

Deputeti i AAK-së Shemsedin Dreshaj tha se vaksinimi masiv duhet që të bëhet sa më shpejt që të jetë e mundur, ngase mund të ketë valë tjetër të Covid-19.

“Mendoj që në agjendën e planit të punës të thirret në interpelancë ministri i Shëndetësisë nëse ka nevojë edhe dy herë në javë. Unë nuk pash Ligjin për sigurime shëndetësore. Ne si grup parlamentar të bëjmë presion që të bëhet vaksinimi sa më i shpejt”.

“Ne kemi planin strategjik kemi disa ekipe dhe duhet të mendohet vaksinimi sa më i shpejt. Ka zëvendësim por jo të ndërpritet procesi. Të kërkojmë të hapen sa më shumë qendra dhe të mbërrijmë vaksinimin e popullatës. Shpresojmë të mos na vijë vala tjetër”.

Të ngjashme