Zemaj e Ramosaj nënshkruan marrëveshjen për ndërtimin e QKMF-së në Strellcë të Epërm

Prishtinë | 24 Sht 2020 | 11:11 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj , i shoqëruar nga nënkryetari Sami Cacaj, drejtori i shëndetësisë zMusa Berisha, dhe bashkëpunëtor të tjerë kanë pritur në takim Ministrin e Shëndetësisë Armend Zemaj me bashkëpunëtorë.

Gjatë këtij takimi Ministri Zemaj  u njoftua nga kryetari i Komunës Bashkim Ramosaj  për aktivitetet dhe masat e ndërmarra nga autoritetet komunale të Deçanit,  lidhur me situatën rreth Covid -19 menaxhimin e situatës në komunën e Deçanit, gjatë këtyre muajve përmes Shtabit Emergjent Komunal, duke shtuar se falë vetëdijesimit të qytetarëve njëkohësisht dhe funksionimit të Shtabit Emergjent në mënyrë zingjirore më QKMF-Qendrën për Punë Sociale ,Policinë dhe akter të tjerë situata është mbajte nënë kontroll dhe ashtu vazhdon të jetë.

Ministri Zemaj e njoftoi kreun e Komunës së Deçanit dhe autoritetet komunale të shëndetësisë për masat e ndërmarra nga Ministria lidhur me Covid-19 si në rrafshin e rritjes së kapaciteteve për trajtimin e të prekurve, ashtu edhe në rrafshin e zgjerimit të testimeve duke premtuar mbështetje të vazhdueshme në ketë fushë edhe për komunën e Deçanit.

Gjatë këtij takimi kryetari Ramosaj dhe Ministri Zemaj, nënshkruan  Marrëveshje Bashkëpunimi për realizimin e Projektit ’’Ndërtimi i objektit të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Strellc të Epërm’’ në vlerë prej 260.000.00€ në bashkëfinancim mes Komunën së Deçanit dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme