Zemaj e Tërnava pajtohen për bashkëpunim në menaxhimin e COVID-19

Prishtinë | 27 Kor 2020 | 12:06 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj vizitoi sot Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK) ku u prit nga kreu i saj, Muftiu Naim Tërnava.

Në këtë takim, Ministri Zemaj është informuar nga kreu i BIK për menaxhimin e deritanishëm nëpër xhamitë e Kosovës dhe zbatimin e masave kundër Covid-19.

Ministri Zemaj e falënderoi Myftiun Tërnava  për organizimin e besimtarëve në të gjitha xhamitë e Kosovës për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

Bashkëbiseduesit janë pajtuar që bashkëpunimi midis MSh dhe BIK t’i shërbejë ruajtjes së shëndetit dhe mirëqenies së popullatës së Kosovës.

Të ngjashme