Zemaj: Ilaçi Remdesivir anti-covid, do të arrijë shumë shpejt në Kosovë

Prishtinë | 19 Nën 2020 | 12:21 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se ilaçi Remdesivir anti-covid, do të arrijë shumë shpejt në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se po punojnë që t’i ndihmojnë qytetarët me aq sa kanë mundësi buxhetore.

“Shumë shpejt edhe kjo di t’i vije në ndihmë sadopak qytetarëve dhe ju preferohet terapia e mjekëve, ka kosto, por ne sadopak me atë buxhet që e kemi shumë shpejt do të vije”, tha Zemaj.

Ai këto komente i ka bërë gjatë  vizitës  në spitalin e fëmijëve, që është donacion nga Emiratet e Bashkuara. Ai ka thënë se kjo qendër është në përfundim.

“Kjo qendër është në përfundim, kjo përkrahje që e ka një shumë të konsiderueshme është ndihmë e madhe për kursimin e qytetarëve tanë. Kjo përkthet në obligim që ne të punojmë më shumë dhe të kemi angazhime shtesë.

Zemaj ka folur edhe për funksionalizimin e spitalit Covid-19, tha se janë duke punuar sipas rekomandimeve të ekspertëve, por nuk ka dhënë datë se ku funksionalizohet.

“Janë procedura dhe unë jam idhëtar i ndjekjes së procedurave, dhe planifikimi është duke ecur sipas komisionit dhe dje ose pardje e kanë dorëzuar pjesën kryesore dhe janë në konsultim ekspertët që duhet të trajtojnë pacientët Covid-19 dhe interesimi jonë është që pasi të përfundojë pandemia ai objekt të kthehet si qendër emergjente. Qeveria e Kosovës ka ndarë 39 milionë euro për komuna dhe ata duhet të na ndihmojnë”

U.d i ShKUK-së, ka lavdëruar punën që po bëhet në spitalin e fëmijëve, dhe që do të jetë në dobinë e tyre.

“Ne bashkërisht vizituam punimet në një objekt karshi neve që është spitali i fëmijëve që është donacioni i emirateve të Bashkuara, ishte mbresëlënëse puna që zhvillohej aty”

Lexo më shumë:

Të ngjashme