Zemaj: Jemi në komunikim me OBSh-në për sigurimin e vaksinës anti-Covid

Prishtinë | 12 Nën 2020 | 15:32 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se janë duke komunikuar në dy nivele me Organizatën Botërore të Shëndetësisë për sigurimin e vaksinës anti-covid, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se në momentin që ajo del në treg e kanë obligim ligjor të sigurojnë dhe ta shpërndajnë tek qytetarët.

“Janë dy nivele të komunikimit përmes organizatës së shëndetësisë. Në momentin kur del në përdorim e kemi obligim ligjor ta sigurojmë të tërën dhe të shpërndajmë te qytetarët e Kosovës”, ka thënë Zemaj gjatë një vizite që ka bërë në Mitrovicën Jugore.

Zemaj pas takimit që ka zhvilluar me kryetarin e kësaj komune Agim Bahtiri, së bashku kanë vizituar spitalin e këtij qyteti.

Ai tha se spitali ka disa vështirësi edhe në pjesën me infrastrukturën.

“Shërbimet shfrytëzohen për një rajon të tërë dhe duhet ta kemi nën kontroll situatën në këtë pjesë. Ka raste të infeksionit edhe në këtë komunë. Nuk ka raste që kanë përfunduar me fatalitet. Kërkuam që edhe niveli i përgjegjësisë të ngritët siç kërkon etika profesionale”, tha Zemaj.

Ndërsa,kryetari i Mitrovicës Jugore,  Agim Bahtiri tha se po punojnë së bashku me stafin shëndetësor për ta menaxhuar situatën, pasi rastet janë duke u rritur.

Të ngjashme