Zemaj merr garanci nga Prestreshi se do të monitorohen laboratorët e licencuar për çmimet e testeve

Prishtinë | 11 Gus 2020 | 09:21 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, mëngjesin e së martës ka pritur në takim kryetarin e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi, dhe drejtorin e këtij institucioni, Sakip Imeri, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast Zemaj, tha se pas licencimit të laboratorëve për kryerjen e analizave për Coronavirus, ky proces do të zhvillohet duke respektuar konkurrencën, duke mos lejuar monopol.

Ai më tej ka shtuar se ky proces do të monitorohet nga institucionet përgjegjëse, duke u siguruar që nuk do të ketë marrëveshje për çmimet e testeve.

Madje ai ka lutur laboratorët e licencuar që të respektojë ligjet në fuqi në mënyrë që mos të vije deri te sanksionet, duke paralajmëruar edhe marrjen e licencës.

“Pas lëshimit të licencimit për laboratorët për kryerjen e analizave , ky proces do të zhvillohet duke respektuar konkurrencën, për mos të lejuar monopol”.

“Ky proces do të monitorohet nga të gjitha autoritet vendimmarrëse. Duhet të sigurohemi që nuk do të bëjnë marrëveshje për çmime.

“I ftoj institucionet e licencuar që tu përmbahen rregullave, që të evitohen sanksionet deri te marrja e licencave”.

Kurse kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi, ka garantuar Zemajn se janë të gatshëm që ta monitorojnë këtë proces në mënyrë që mos të dëmtohen qytetarët, raporton EO.

“Do të jemi në gatishmëri ta përcjellim këtë proces. Kemi marrë të gjitha masat nga fillimi i pandemisë”.

“Iu bëj thirrje institucioneve të licencuara që caktimi i çmimit të bëhet në mënyrë të pavarur, të mos dëmtohen qytetarët”.

Ky takim vjen pas vendimit të Bordit për Licencim të Institucioneve Private Shëndetësore për lejimin e shërbimeve të testimeve për SARS-Cov 2 në ato institucione të cilat i kanë plotësuar kriteret e kërkuara nga Ministria e Shëndetësisë.

Të ngjashme