Zemaj: Mjeku Fadil Zuka do të mbetet shembull i profesionistit të përkushtuar

Prishtinë | 21 Kor 2020 | 10:45 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e mjekut Fadil Zuka nga Vitia.

Zemaj ka shkruar se Zuka do të mbetet shembull i profesionistit të përkushtuar e të vlerësuar nga kolegët dhe pacientët.

“Duke i shërbyer profesionit të mjekut dhe popullit të tij në luftën kundër Covid-19 deri në momentet e fundit të jetës së tij, dr. Zuka do të mbetet një shembull i profesionistit të përkushtuar, të dashur e vlerësuar nga kolegët dhe pacientët e tij të cilëve u shërbeu me dinjitet e profesionalizëm”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme